Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Greqi/ Motori i avionit merr flakë pas ngritjes nga Korfuzi
Pasagjerët e një fluturimi nga Korfuzi për në Dyseldorf përjetuan momente tmerri kur motori i avionit u përfshi nga flakët. Aeroplani Condor B757-300, me destinacion Dyseldorfin, gjatë ngritjes dhe në një lartësi prej afërsisht 1,500 metrash, motori i tij i djathtë filloi të merrte flakë. Në atë kohë, avioni po fluturonte mbi portin e Korfuzit dhe qytetarët dhe vizitorët dëgjuan një zhurmë shurdhuese. Sipas mediave greke, avioni bëri një kthesë rrethore, pra u kthye djathtas dhe lëvizi paralel me pistën. Më pas u drejtua në veriperëndim të Korfuzit, në lartësi prej 6,000 dhe 8,000 këmbësh, duke u drejtuar drejt aeroportit të Brindisit në Itali.