Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Tentoi të vriste me makinë komshiun, arrestohet 32-vjeçari në Durrës
Policia e Durrësit ka arrestuar një të ri, i cili akuzohet se ka tentuar të vrasë komshiun e tij, duke e përplasur qëllimisht me makinë, pas një konflikti mes tyre. Në pranga është vënë shtetasi Benard Shkajoti, 32 vjeç, banues në Sukth, Durrës, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. “Në fshatin Perlat, Sukth, pas një konflikti për motive të dobëta (fyerje dhe ofendime), ky shtetas tentoi të vriste me automjetin që drejtonte, komshiun e tij, shtetasin L. D., 40 vjeç, banues në Sukth. Ky i fundit, si pasojë e goditjes me automjet, pësoi dëmtime dhe u transportua në Spitalin Rajonal Durrës, ku po merr ndihmë mjekësore.” – thuhet në njoftimin e autoriteteve....