Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Masakër në Napoli! 69-vjeçari vret partnerin dhe nënën e ish-bashkëshortes e më pas vret veten, gruaja në gjendje kritike
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Forio d’Ischia, në zonën Cuotto të Napolit, ku një burrë 69-vjeçar ka qëlluar dhe ka vrarë dy persona, më pas duke drejtuar armën ndaj vetes dhe duke u vetëvrarë. Sipas hetimeve të karabinierëve, viktimat janë një burrë 48-vjeç dhe një grua 63-vjeçare me origjinë ukrainase, të cilët ishin përkatësisht bashkëshorti dhe nëna e ish-gruas së autorit. Një person i katërt, një grua 42-vjeçare, ish-bashkëshortja e 69-vjeçarit, u plagos rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike në spitalin Rizzoli të Ischias, ku po merr trajtim intensiv. Autoritetet konfirmuan se 69-vjeçari ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra. Ngjarja mbetet nën hetim nga autoritetet lokale për të përcaktuar rrethanat e sakta të këtij episodi tragjik. Top Channel