Aksident në Qafë Thanë/ Dy makina ‘bëhen copash’ nga përplasja me njëra-tjetrën! Tre të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

Aksident në Qafë Thanë/ Dy makina ‘bëhen copash’ nga përplasja me njëra-tjetrën! Tre të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë me pasojë tre të plagosur ndodhi këtë mbrëmje në Qafë Thanë. Dy automjete, njëra prej të cilave taksi, u përplasën me njëra-tjetrën. I plagosur rëndë mbeti një person, ndërsa dy të tjerë u lënduan lehtë, sikurse raporton korrespondentja e Top Channel, Bruna Kërçyku. Siç duket edhe nga pamjet, goditja ka qenë aq e fortë, saqë të dy mjetet janë shkatërruar! Dyshohet se shkak i aksidentit u bë një parakalim i gabuar, ndërkohë që rruga kishte edhe lagështi për shkak të shiut që përfshiu zonën këtë mbrëmje. Top Channel