Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Përplasen dy makina në Qafë Thanë, plagosen 3 persona
Një aksident është regjistruar pak më parë në aksin Prrenjas-Pogradec, në zonën e Qafë Thanës. Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë dy makina të cilat u përplasën kokë më kokë. Raportohet se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 3 persona, një prej të cilëve më rëndë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur shkaqet e këtij aksidentit.