Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Qeveria do të mbrojë burgjet me sistem antidron, AKSHI shpall tender 2.1 mln euro
Qeveria është alarmuar nga përdorimi i dronëve për thyerjen e sigurisë së burgjeve dhe ka vendosur të instalojë një sistem të posaçëm antidron në të gjithë institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale të vendit. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka hapur një tender me vlerë 207.6 milionë lekë ose 2.1 milionë euro për kontraktimin e privatit që do të ndërtojë sistemin antidron. “Vitet e fundit, zhvillimi teknologjik ka sjellë përdorimin e gjerë të dronave. Fatkeqësisht, disa individë ose edhe grupe kriminale kanë shfrytëzuar potencialin e dronave për qëllime të paligjshme, përfshirë kontrabandën në burgje dhe rrezikun e transportimit të eksplozivëve, spiunazhit dhe thyerjen e privatesisë,” thuhet në dokumentat e AKSHI-t për justifikimin e tenderit. Shqipëria ka 21 Institucione të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, ku...