Shpërthim në një fabrikë në Rusi, 11 të vdekur dhe mbi 130 të plagosur

Shpërthim në një fabrikë në Rusi, 11 të vdekur dhe mbi 130 të plagosur

Një zjarr shkatërrues në një fabrikë industriale në rajonin e Ryazanit, në juglindje të Moskës, ka shkaktuar humbjen e jetës së 11 personave dhe ka lënë të plagosur më shumë se 130 të tjerë. Ngjarja ndodhi në kompleksin “Elastik” në zonën Shilovsky, ku dyshohet se shpërthimi erdhi si pasojë e zjarrit në një punishte baruti brenda objektit. Ekipet e shpëtimit vazhduan punën intensive gjatë fundjavës, duke gjetur edhe dy trupa të tjerë nën rrënoja gjatë natës. Sipas autoriteteve, 29 nga të plagosurit janë ende të shtruar në spitale – një pjesë në Ryazan dhe të tjerët të transferuar për trajtim në Moskë. Tre persona janë shpëtuar gjallë nga rrënojat, ndërkohë që hetimet për shkaqet e ngjarjes së rëndë janë në vazhdim. Autoritetet lokale kanë shpallur...