Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Filmi “I Believe the Portrait Saved Me” garon në dy kategori në Sarajevo Film Festival
Sot ka nisur zyrtarisht edicioni i ri i Sarajevo Film Festival, një nga ngjarjet më të mëdha dhe më prestigjioze të kinematografisë në rajon, ku prezantohen krijime artistike nga e gjithë bota dhe ku takohen profesionistët e industrisë së filmit me publikun. Në këtë edicion, filmi “I Believe the Portrait Saved Me” është përzgjedhur të konkurrojë në dy kategori të rëndësishme: Documentary Competition dhe European Shorts, duke e bërë një nga veprat që ka tërhequr vëmendjen e jurisë dhe të adhuruesve të kinemasë. Përzgjedhja në këto dy seksione konkurruese është një sukses i madh, pasi Sarajevo Film Festival është një arenë ndërkombëtare ku talentet e reja takohen me emrat e konsoliduar të kinemasë. Në të kaluarën, shumë filma që janë shfaqur këtu kanë fituar jehonë...