Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Përvjetori i ndarjes nga jeta të Aretha Franklin – Kujtohet “Mbretëresha e Soul-it
Sot shënohet përvjetori i ndarjes nga jeta të Aretha Franklin, artistes që u njoh në mbarë botën si “Mbretëresha e Soul-it”. Më 16 gusht 2018, Franklin u shua në moshën 76-vjeçare pas një beteje me kancerin në pankreas, duke lënë pas një trashëgimi muzikore dhe kulturore të paçmuar. E lindur më 25 mars 1942 në Memphis të Tennesse-it, ajo nisi të këndonte në moshë të vogël në korin e kishës, për t’u bërë më vonë një nga zërat më të fuqishëm të shekullit XX. Me këngë ikonike si Respect, (You Make Me Feel Like) A Natural Woman dhe Think, Franklin nuk bëri vetëm histori në muzikë, por u kthye edhe në një simbol të fuqizimit të grave dhe të luftës për të drejtat civile. Gjatë...