Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
EMRI/ Vrasje me thikë në Angli, arrestohet 25-vjeçari shqiptar
Një shqiptar 25-vjeçar dhe një letoneze 31-vjeçare janë arrestuar nga policia angeleze. Ata akuzohen se kanë ekzekutuar me thikë një 30 vjeçar në Gravesend, Kent. Policia e Kent u njoftua të martën në mbrëmje për një sherr jashtë një shtëpie në Augustine Road. Viktima u gjet me plagë thike dhe, pavarësisht se u dërgua në spital, ndërroi jetë rrugës. Të dy të dyshuarit, Shahim Bulica nga Shqipëria dhe Erika Korska nga Letonia, banues në Gravesend, u arrestuan rreth mesnatës së së enjtes dhe u akuzuan për vrasje të shtunën. Ata mbeten në paraburgim dhe pritet të dalin para Gjykatës Medëay Magistrates të hënën. Policia ka bërë thirrje që kushdo që ka informacion të rëndësishëm mbi incidentin të kontaktojë autoritetet.