Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Thethi është plot! Harrohet aksioni i korrikut, turistë nga e gjithë bota shijojnë natyrën
Në mesin e muajit gusht, në Theth është thuajse e pamundur për të gjetur një vend të lirshëm nëse nuk keni rezervuar më herët. Aksioni i korrikut është harruar dhe turistë nga e gjithë bota po shijojnë natyrën. Njësoj si Amelia, nga Australia, e cila erdhi për ta vizituar për 1 ditë por tani ka 1 muaj në Theth. Jam nga Australia dhe e dua Thethin aq shumë sa kam ardhur në Shqipëri 8 javë më parë dhe, në total, kam kaluar gati një muaj këtu në Theth, sepse e dua vërtetë. Ndjesia këtu është thjesht magjike, është magjike, është mistike, të jep ngrohtësi. Ti vjen në Theth, eksploron ujëvarën, del për ecje tek Syri i Kaltër, noton në ujin e ftohtë, shkon në male,...