Zelensky refuzon ofertën, zbardhet biseda telefonike me Trump

Zelensky refuzon ofertën, zbardhet biseda telefonike me Trump

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka refuzuar propozimin rus për të dorëzuar rajonin lindor të Donbasit. Agjencia e lajmeve ”Reuters” ka zbardhur detaje nga biseda telefonike që presidenti amerikan, Donald Trump pati me homologun ukrainas, pas samitit të Alaskës. Zelensky ishte i prerë në qëndrimin e tij dhe ka refuzuar të lëshojë territorin e pushtuar tashmë në pjesën më të madhe të tij, në duart e rusëve. Putin ka kërkuar pikërisht Donbasin në takimin me Trump për të ndaluar avancimin e trupave të tij më thellë në Ukrainë. Donbasi ka qenë burim përplasjesh territoriale mes Ukrainës dhe Rusisë që prej vitit 2014. Rajoni është kryesisht rusishtfolës dhe, pasi Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014, forcat e saj pushtuan më shumë se një të tretën e...