Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“S’ka vendime për Ukrainën pa Ukrainën”, deklarata e përbashkët e tetë vendeve nordiko-baltike
Liderët e tetë vendeve nordiko-baltike kanë thën se “mbeten të palëkundur” në mbështetjen e tyre ndaj Ukrainës dhe përpjekjeve të Donald Trump për t’i dhënë fund agresionit kundër Ukrainës. “Për të arritur një paqe të drejtë dhe jetëgjatë, hapi tjetër duhet të jetë bashkë me Ukrainën. Vetëm Ukraina mund të marrë vendime për të ardhmen e vet”, thotë deklarata. Udhëheqësit e Danimarkës, Estonisë, Finlandës, Islandës, Letonisë, Lituanisë, Norvegjisë dhe Suedisë thanë në një deklaratë se arritja e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë kërkon armëpushim dhe garanci sigurie për Ukrainën. “Ne mirëpresim deklaratën e presidentit Trump se SHBA-të janë të përgatitura për të marrë pjesë në garancitë e sigurisë. Nuk duhet të vendosen kufizime në forcat e armatosura të Ukrainës ose bashkëpunimin e saj me vendet...