‘Rindërtimi, një gënjeshtër e madhe’/ Teliti denoncon Bashkinë e Tiranës: Ku shkuan 27 mln euro?

‘Rindërtimi, një gënjeshtër e madhe’/ Teliti denoncon Bashkinë e Tiranës: Ku shkuan 27 mln euro?

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, ka akuzuar Bashkinë për zvarritje të procesit të rindërtimit dhe keqmenaxhim të fondeve. Sipas tij, nga 53 milionë euro të alokuara vitin e kaluar, vetëm 26 milionë janë përdorur realisht. Ai e cilëson situatën si një farsë tragjike që ka lënë qindra familje në mëshirë të fatit. Teliti kërkon transparencë dhe përgjegjësi për këtë që ai e quan ‘mashtrim të madh ndaj qytetarëve’. Më poshtë denoncimi i Telitit: SKANDAL: RINDËRTIMI NJË GËNJESHTËR E MADHE E BASHKISË TIRANË! ​Është e papranueshme dhe thellësisht revoltuese të shohësh si Bashkia Tiranë ka transformuar procesin jetik të rindërtimit në një farsë tragjike, duke lënë qindra familje të Tiranës ende në mëshirë të fatit. Shifrat flasin vetë: 53 milionë euro ishin në...