‘Asnjë vendim për Ukrainën pa Ukrainën’/ Deklarata e përbashkët e 8 vendeve nordike

‘Asnjë vendim për Ukrainën pa Ukrainën’/ Deklarata e përbashkët e 8 vendeve nordike

  Liderët e grupit të tetë vendeve nordike-balltike kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, duke riafirmuar mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe duke theksuar se ‘asnjë vendim për Ukrainën nuk duhet të merret pa Ukrainën, dhe asnjë vendim për Evropën pa Evropën.’ ‘Për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, hapi i radhës duhet të bëhet së bashku me Ukrainën. Vetëm Ukraina mund të marrë vendime për të ardhmen e saj,’ thuhet në deklaratë. Tetë vendet përfshijnë: Danimarkën, Estoninë, Finlandën, Islandën, Letoninë, Lituaninë, Norvegjinë dhe Suedinë. ‘Përvoja ka treguar se (Presidenti rus Vladimir) Putin nuk mund të besohet,’ vijon deklarata. ‘Përfundimisht, është përgjegjësi e Rusisë t’i japë fund shkeljeve të saj të hapura të së drejtës ndërkombëtare. Agresioni dhe ambiciet imperialiste të Rusisë...