Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Rindërtimi një gënjeshtër e madhe”, Teliti denoncon Bashkinë e Tiranës: Ku shkuan 27 mln euro?
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, ka akuzuar Bashkinë për zvarritje të procesit të rindërtimit dhe keqmenaxhim të fondeve. Sipas tij, nga 53 milionë euro të alokuara vitin e kaluar, vetëm 26 milionë janë përdorur realisht. Ai e cilëson situatën si një farsë tragjike që ka lënë qindra familje në mëshirë të fatit. Teliti kërkon transparencë dhe përgjegjësi për këtë që ai e quan “mashtrim të madh ndaj qytetarëve”. Më poshtë denoncimi i Telitit: SKANDAL: RINDËRTIMI NJË GËNJESHTËR E MADHE E BASHKISË TIRANË! 🆘 Është e papranueshme dhe thellësisht revoltuese të shohësh si Bashkia Tiranë ka transformuar procesin jetik të rindërtimit në një farsë tragjike, duke lënë qindra familje të Tiranës ende në mëshirë të fatit. 👉 Shifrat flasin vetë: 53 milionë euro...