Rrezikonin mbytjen tek Uji i Ftohtë, Policia u shkon në ndihmë tre pushuesve

Rrezikonin mbytjen tek Uji i Ftohtë, Policia u shkon në ndihmë tre pushuesve

Strukturat e policisë në mbarë vendin janë angazhuar për mbarëvajtjen e sigurisë dhe rendit gjatë sezonit veror, por nuk kanë munguar rastet kur u kanë ardhur në ndihmë pushuesve të ndryshëm të cilëve iu është rrezikuar jeta. Policia Kufitare Vlorë u shkoi sot në ndihmë tre pushuesve që rrezikoheshin në det, në afërsi të plazhit të Ujit të Ftohtë. Salla e DRKM Vlorë mori njoftim se një shtetase po lundronte me kanoe, por kërkonte ndihmë pasi ndodhej rreth 1 milje larg bregut dhe kishte të pamundur kthimin. Dy pushues të tjerë kishin hyrë në det me not për t’i ardhur në ndihmë shtetases, por për shkak të distancës së largët nga bregu u rrezikuan edhe ata. Menjëherë, mjeti lundrues i Policisë Kufitare u nis drejt...