Vranë një person, arretohen një shqiptar dhe një letoneze në Angli

Vranë një person, arretohen një shqiptar dhe një letoneze në Angli

Një shqiptar dhe një grua letoneze janë arrestuar për vrasjen e një burri rreth të 30-ave në Gravesend, Kent, Angli. I lënduari u gjet me plagë thike dhe u dërgua në spital, ku ndërroi jetë gjatë trajtimit. Të afërmit e tij janë informuar për ngjarjen, raporton BBC. Të arrestuarit janë Shahim Bulica, 25 vjeç, nga Shqipëria, dhe Erika Korska, 31 vjeç, nga Letonia, të dy banues në Gravesend. Ata u arrestuan menjëherë pas mesnatës të enjten dhe do të paraqiten në Gjykatën e Magjistraturës në Medway të hënën.