Meloni pas samitit Trump–Putin: Pozitive që po krijohen hapësira për paqe në Ukrainë, por marrëveshja mbetet e ndërlikuar

Meloni pas samitit Trump–Putin: Pozitive që po krijohen hapësira për paqe në Ukrainë, por marrëveshja mbetet e ndërlikuar

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar pas takimit të shumëpritur mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin në Alaskë, duke e vlerësuar si një zhvillim të rëndësishëm që mund të krijojë hapësira të vogla për paqe në Ukrainë, pas muajsh bllokade në frontin ushtarak. Në një deklaratë për mediat italiane, Meloni tha: “E konsideroj pozitive që në Ukrainë po krijohen disa hapësira të vogla për paqe. Marrëveshja duket ende e ndërlikuar, por më në fund e realizueshme, pas ngërçit që ka lindur prej shumë muajsh në frontin e luftës.” Megjithatë, ajo nënvizoi se vetëm Ukraina ka të drejtën për të negociuar mbi kushtet dhe territorin e saj, duke theksuar nevojën për respektimin e sovranitetit dhe vendimmarrjes së Kievit. Meloni konfirmoi se...