Laçi ndal Vorën, Senigaliezi debuton me barazim, AF Luftëtari fitore me goleadë

Laçi ndal Vorën, Senigaliezi debuton me barazim, AF Luftëtari fitore me goleadë

Laçi dhe Vora u takuan në një miqësore në orën 17:00 në Laç. Dy skuadrat të cilat kryen “rokadë” sezonin e kaluar, (laçianët zbritën në inferiore ndërsa vorakët u promovuan për herë të parë në elitë) në 90′ minuta prodhuan një duel mjaft të luftuar. Në pjesën e parë, vendasit e trajnerit debutues Stefano Senigaliezi, kaluan përpara me sulmuesin Traore ndërsa në pjesën e dytë Vora shënoi dy herë duke përmbysur shifrat në 1-2. Daka fillimisht dhe më pas një gol realizuar nga Karrica me penallti i dhanë avantazhin skuadrës së Bellait. Mirpo në fund bardhezinjtë barazuan me Danilo Bajraktarin për 2-2 final. Ndërkaq edhe AF Luftëtari luajti në Gjirokastër miësoren me Butrintin e Sarandës. Pas pjesës së parë 1-0 për bluzinjtë, në të dytën...