Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Skandal/ Qumështi “Erzeni” transportohet në kamionçina të hapura, në diell përvëlues
Skandalet e sigurisë ushqimore në vend nuk kanë fund. Pas rasteve të shumta me ushqime të kontaminuara, një tjetër denoncim trondit opinionin publik: qumështi i markës “Erzeni” transportohet në mënyrë skandaloze, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e konsumatorëve. Një qytetare ka denoncuar për JOQ mënyrën alarmante se si ky produkt bazë lëviz nga dyqani në dyqan. Në vend të fugonëve frigoriferikë, qumështi transportohet në kamionçina të hapura, të ekspozuara direkt në diell, në temperatura që shkojnë deri në 40 gradë. Ky produkt, i cili përfundon çdo ditë në tryezat e shqiptarëve dhe konsumohet nga fëmijët deri tek të moshuarit, kthehet kështu në një burim të madh rreziku për shëndetin publik. Ndërkohë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i drejtuar nga Manush Kullolli, vijon të qëndrojë pasiv, duke mos...