“Policët po plagosen çdo ditë”, Vuçiç përballet me protestat më të mëdha në Beograd

“Policët po plagosen çdo ditë”, Vuçiç përballet me protestat më të mëdha në Beograd

Policia e Serbisë përdori gaz lotsjellës dhe automjete për kontrollin e turmës të premten në mbrëmje në Beograd, për të shpërndarë protestuesit antiqeveritarë të cilët hodhën fishekzjarre dhe flakë të forta ndaj oficerëve të policisë, në atë që shihet si një përshkallëzim i madh i protestave nëntëmujore. Protestuesit u mblodhën rreth orës 8 të mbrëmjes përpara ndërtesës së selisë së ushtrisë që u bombardua në vitin 1999 nga NATO. Disa orë më vonë ata filluan të hedhin flakë të forta ndaj oficerëve të policisë, shkruan A2. Kontejnerët e mbeturinave u përmbysën dhe iu vunë flakë. Policia hodhi bombola gazi lotsjellës për të larguar protestuesit. Protesta u mbajtën në disa qytete të tjera – Novi Sad, Nish, Kragujevac dhe Valjevo. Gaz lotsjellës u përdor edhe në...