Ju mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta, ja cilat janë frutat dhe perimet më të pasura me ujë

Ju mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta, ja cilat janë frutat dhe perimet më të pasura me ujë

Shumë lloje frutash dhe perimesh janë burime natyrore të ujit dhe i sigurojnë trupit lëngje dhe elektrolite që luftojnë dehidratimin, si dhe i sigurojnë trupit lëndë ushqyese si vitamina, minerale dhe fibra. Më poshtë janë dhjetë lloje frutash dhe perimesh që janë aleatë të mirë në freskimin e trupit gjatë vapës. -Portokalli Përveç vitaminës C, portokalli ka mbi 85% ujë, duke e bërë një frut të shkëlqyer për hidratim gjatë ditëve të nxehta. -Rrushi Rrushi është freskues, i ëmbël dhe i pasur me ujë. Mund të mbahet në frigorifer ose ngrirje për një snack të ftohtë e të shëndetshëm. -Kastraveci Kastraveci përmban rreth 96% ujë, duke qenë një nga perimet më hidratuese. Mund të konsumohet në sallata, smoothie ose thjesht si snack. -Luleshtrydhet Të ëmbla...