Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Kosova pajiset me autoblinda të reja nga SHBA për Forcën e Sigurisë
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, njoftoi zhvillimin e ceremonisë së dorëzimit të autoblindave të reja për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilat janë blerë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Në këtë ngjarje morën pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, si dhe atasheu ushtarak amerikan në Kosovë, Nënkolonel Jonathan Shau.Kryeministri Kurti e cilësoi furnizimin me këto pajisje si një dëshmi të fortë të lidhjes së vendit me SHBA-të. “Këto autoblinda moderne përforcojnë mbrojtjen e vendit dhe janë dëshmi e qartë e bashkëpunimit të qëndrueshëm me aleatin tonë më të madh, SHBA-në,” deklaroi ai.Ai theksoi gjithashtu se zhvillimi i ushtrisë së Kosovës do të vazhdojë përkrah ushtrisë amerikane, jo vetëm përmes pajisjeve, por edhe...