Princi William dhe Princesha Kate do të hyjnë në shtëpi të re, pamjet nga rezidenca në lagjen mbretërore

Princi William dhe Princesha Kate do të hyjnë në shtëpi të re, pamjet nga rezidenca në lagjen mbretërore

Princi William dhe Princesha Kate do të zhvendosen në një shtëpi të re në fund të këtij viti! Çifti mbretëror do të largohet nga shtëpia e tyre aktuale në Windsor, Adelaide Cottage, për të jetuar në Forest Lodge, një vilë me tetë dhoma gjumi që ndodhet në Great Park të zonës mbretërore, sikurse konfirmon një zëdhënës i Pallatit Kensington. “Shtëpia e re e familjes së Uellsit do të jetë gati për zhvendosje më vonë gjatë vitit”, thuhet në deklaratën zyrtare të pallatit. Sipas The Sun, çifti do ta blejë pronën me shpenzimet e veta, e cila vlerësohet rreth 16 milionë paund. Ata po ashtu do të financojnë disa punime të vogla restaurimi në ndërtesën e klasifikuar si me rëndësi historike, përfshirë heqjen e një dritareje...