Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Konflikt me armë mes 5 peronash në Laç/ Arrestohet një 37-vjeçar, katër të tjerë në kërkim
arma LAÇ- Një konflikt mes pesë personash është regjistruar paraditen e sotme në rrugën “Kurbini”, në qytetin e Laçit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, ku dyshohet se janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar një prej të përfshirëve, shtetasin K. R., alias K. T., 37 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit, atij iu sekuestrua një armë zjarri tip “Glock”, me fishek në fole gati për qitje. Katër personat e tjerë të përfshirë në konflikt janë shpallur në kërkim: G. D., 27 vjeç, banues në Tiranë; E. Sh., 29 vjeç; E. Sh., 34 vjeç; dhe E. R., 32 vjeç, banues në Laç. Ngjarja po hetohet nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm...