Situata e zjarreve në vend: 13 vatra në 24 orët e fundit

Situata e zjarreve në vend: 13 vatra në 24 orët e fundit

Shqipëria vijon të përballet me flakët. Sipas përditësimeve të fundit, në mbarë vendin janë regjistruar 13 vatra zjarri, ku 10 janë ende aktive dhe 3 të tjera mbahen nën monitorim. Në Bulqizë, zjarri në fshatin Tërnovë po shtrihet në pyje të dendura, ndërsa një vatër tjetër në Malin me Gropa mbetet nën monitorim.Në Fushë Arrëz, flakët janë aktivizuar në tre vatra, duke prekur edhe zonat me pisha në Kunorë Dardhës.Në Mirditë, zjarri vijon në masivin pyjor të Velës, ku terreni i thepisur e bën ndërhyrjen të vështirë. Edhe Tirana është përfshirë nga disa vatra: në Malin e Bërzhitës flakët janë shtrirë deri në fshatin Durisht; në Vaqarr dhe Zall Herr situata është vendosur nën kontroll; ndërsa në Pezë–Helmës zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke...