Konflikt mes 5 personave në Laç, një në pranga dhe 4 në kërkim, qëlluan edhe me armë 

Konflikt mes 5 personave në Laç, një në pranga dhe 4 në kërkim, qëlluan edhe me armë 

Një konflikt mes pesë personave është regjistruar sot në rrugën “Kurbini”, Laç. Në pranga ka rënë Klajdi Rryta, alias Klajdi Tusha 37-vjeç, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim. Ende nuk dihen shkaqet e sherrit, teksa raportohet se fatmirësisht nuk ka ndonjë person të dëmtuar. Uniformat blu i gjetën 37-vjeçarit një armë zjarri e tipit “Glock”, me fishek në fole gati për qitje. Arma me të cilën dyshohet se u qëllua edhe në ajër gjatë konfliktit u sekuestrua si provë materiale. Njoftimi i policisë: Pas njoftimit për një konflikt fizik ndërmjet disa shtetasve, rreth orës 11:00, në rrugën “Kurbini”, Laç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë ndërhyrë menjëherë, duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit fizik ndërmjet 5 shtetasve, gjatë të cilit dyshohet se është qëlluar edhe me armë zjarri. Nga...