Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrasja e Egli Progës, shtyhen me tre muaj hetimet
Prokuroria e Korçës ka vendosur të shtyjë me tre muaj afatet e hetimeve për ngjarjen ku humbi jetën Egli Proga, duke i zgjatur deri më 11 nëntor 2025. Sipas të dhënave, kërkesa drejtuar gjykatës është bërë më 11 gusht, një ditë pas përfundimit të afatit 1-vjeçar të hetimeve. Sipas gazetares së Klan News, Glidona Daci, organi i akuzës ka dërguar në Itali për ekspertizë DVR-në e lokalit “Strobska”, me shpresën për të rikthyer pamjet e fshira që mund të ndihmojnë në zbardhjen e asaj që ndodhi brenda lokalit. Në të njëjtën kohë, janë dërguar për analizë edhe kamerat e një marketi pranë. Denis Meçe, autori i dyshuar i ngjarjes, ka pretenduar se brenda lokalit është goditur edhe nga Leonidha Guçe, pronari i lokalit, i cili...