“I turpshëm dhe i neveritshëm”/ Shtypi amerikan dhe ukrainas kritika për takimin Putin-Trump, media ruse duartroket

“I turpshëm dhe i neveritshëm”/ Shtypi amerikan dhe ukrainas kritika për takimin Putin-Trump, media ruse duartroket

Shtypi amerikan është kritik, shtypi ukrainas është i neveritur, shtypi rus është i gëzuar. Kjo përmbledh reagimet e mediave në vendet më të përfshira ndaj rezultatit takimit midis Donald Trump dhe Vladimir Putin në Alaskë. Dhe nëse gazetaria është një matës i mirë i mënyrës se si shkuan gjërat në takimin midis dy presidentëve, nuk është e vështirë të shihet se kush fitoi dhe kush humbi më shumë. Shtetet e Bashkuara “Trump tërhiqet nga thirrja për armëpushim në Ukrainë, mbështet Putinin” është titulli kryesor i New York Times. “Nuk u arrit asnjë marrëveshje, por nuk pati pasoja për Putinin”, shkruan David Sanger, një komentator për gazetën Neë York, “gjë që e bën edhe më mbresëlënëse pritjen e ngrohtë që mori nga udhëheqësi i Shtëpisë së Bardhë”. I...