Luljeta Lleshanaku: Nuk është koha për…

Luljeta Lleshanaku: Nuk është koha për…

Nuk është koha për ndryshimedhe, me sa mbaj mend unë,asnjëherë nuk ka qenë një kohë e tillë. Shtëpia frenon. Mbase gjithçka është kaq e rreme.Gorricat, unazat, makina e qumështit, fëmijët e ngecursi gjilpërat me kokënë një xhaketë pa jakë te rrobaqepësi,që pret për një tjetër provë… Zakonisht, hemofilia dhe nevoja për ndryshimtrashëgohet në linjë mashkullore.Burrat mund t’i njohësh vetëm në profil(si monedhën romake me kokën e Cezarit),me shikim të ngulur drejt humbjes. Kurse gratë janë atoqë nuk harrojnë të ndezin llambën e verandës në mbrëmje,rrethuar nga mushkonjat,me bindjen se, pavarësisht se si,çfarë është shkruar për të ndodhur, do të ndodhë. OberverKult ————- LEXO EDHE: LULJETA LLESHANAKU: GJËJA QË MË PËLQENTE TEK AI Gjëja që më pëlqente tek ai, poezi nga Luljeta Lleshanaku Ishte mënyra se...