Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zyrtari ukrainas: Trump përsërit narrativën e Putinit për paqen, kjo është e rrezikshme
Një zyrtar i lartë ukrainas ka akuzuar presidentin amerikan, Donald Trump, se me propozimin për zëvendësimin e armëpushimit me një “marrëveshje paqeje”, ai në fakt po përkrah qëndrimin e presidentit rus, Vladimir Putin. Oleksandr Merezhko, kryetar i Komitetit për Çështjet e Jashtme në parlamentin ukrainas, deklaroi për Reuters se Trump “fatkeqësisht ka marrë anën e Putinit dhe kjo ishte kërkesa e tij.” Sipas Merezhkos, ideja e një marrëveshjeje paqeje që përjashton një armëpushim paraprak është problematike, pasi sipas konceptit të Putinit, ajo nënkupton: Pengimin e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, -Pranimin e kërkesave për “denazifikim” dhe “demilitarizim”, -Zbatimin e një statusi të veçantë për gjuhën ruse dhe Kishën Ortodokse Ruse në Ukrainë. “Putini e interpreton këtë ‘marrëveshje paqeje’ si një kapitullim diplomatik të Ukrainës ndaj...