SHBA-të ndalojnë vizat për vizitorët nga Gaza

SHBA-të ndalojnë vizat për vizitorët nga Gaza

Departamenti Amerikan i Shtetit tha të shtunën se po ndalonte të gjitha vizat e vizitorëve për individët nga Gaza, ndërsa kryen "një shqyrtim të plotë dhe tërësor të procesit dhe procedurave të përdorura, për të lëshuar një numër të vogël vizash të përkohshme mjekësore-humanitare ditët e fundit". Nga ana tjetër Mbrojtja Civile e Gazës raportoi këtë të shtunë, se sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 22 persona që nga agimi i sotëm, duke shtuar se granatimet veçanërisht të rënda kanë goditur lagjen Zeitun në qytetin e Gazës. Një zëdhënës i Mbrojtjes Civile të kontrolluar nga Hamasi në Gaza tha se kushtet në lagjen Zeitun po përkeqësohen me shpejtësi, me banorët që nuk kanë qasje në ushqim dhe ujë për shkak të bastisjeve të vazhdueshme izraelite....