Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Trumpi pa marrëveshje, Putini me tapet të kuq
Liderit rus i është plotësuar dëshira. Por, jo edhe presidentit amerikan. Të paktën jo tani. Samiti ballë për ballë, i mbajtur më 15 gusht, mes Trumpit dhe Putinit, është përshkruar si ndër më të rëndësishmet ndër vite: për marrëdhëniet SHBA-Rusi, për sigurinë ndërkombëtare, dhe për luftën më të madhe në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore. I bindur në aftësitë e tij për të arritur marrëveshje, Trump ka pasur synim që t’i japë fund luftës 42-mujore ndaj Ukrainës, e cila i ka vrarë dhe plagosur mbi 1 milion ushtarë rusë dhe ukrainas, si dhe mijëra civilë, kryesisht ukrainas. Në anën tjetër, Putini, i bindur në aftësitë e ushtrisë së tij për ta vazhduar luftën në Ukrainë, ka dashur të shfaqet para kamerave të televizioneve botërore, në...