Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Spanjollët dominojnë në garën sprint të Austrisë, Marc Marquez fiton duelin me të vëllanë Alex
16 Gusht 2025 15:23 Telesport Piloti spanjoll i Ducati, Marc Marquez, fitoi sot garën sprint në MotoGP, të vlefshme për Çmimin e Madh të Austrisë. Ky është triumfi i 12-të i spanjollit në garat sprint të këtij sezoni në 13 të tilla të zhvilluara. Një fitore që nuk ishte aspak e lehtë për pilotin e Ducati, që u nis i katërti dhe vetëm 5 xhiro nga fundi arriti të parakalojë të vëllanë, Alex Marquez. Ky i fundit u rendit i dyti me Ducati Gresini, pa mundur dot të triumfojë. Në podium u ngjit edhe spanjolli Pedro Acosta me KTM, disi më i distancuar me dy të parët, duke lënë pas Marco Bezzecchi me Aprilia. Një gharë për t’u harruar kjo për Francesco Bagnaia, që u...