Europa përshëndet samitin e Alaskës, liderët e BE: Duhet takim trepalësh SHBA-Rusi-Ukrainë

Europa përshëndet samitin e Alaskës, liderët e BE: Duhet takim trepalësh SHBA-Rusi-Ukrainë

Pas takimit mes kreut të Kremlinit, Vladimir Putin, dhe presidentit amerikan, Donald Trump, ka ardhur edhe reagimi i Europës. Në një deklaratë të përbashkët të Presidentit francez Macron, Kryeministres së Italisë Meloni, Kancelarit gjerman Merz, Kryeministrit britanik Starmer, Presidentit finlandez Stubb, Kryeministrit të Polonisë Tusk, Presidentit të Këshillit Evropian Costa dhe asaj të Komisionit, von der Leyen, thuhet se udhëheqësit janë informuar nga kreu i Shtëpisë së Bardhë në lidhje me bisedimet. Sipas tyre, hapi i radhës duhet të jetë një takim ku i pranishëm të jetë edhe Zelensky. “Presidenti Trump na informoi ne dhe Presidentin Zelensky pas takimit të tij me Presidentin rus në Alaska. Udhëheqësit mirëpritën përpjekjet e Presidentit Trump për të ndaluar vrasjet në Ukrainë, për t’i dhënë fund luftës agresioniste të...