VIDEO/ Shoferja përplas për vdekje të moshuarin në Cerrik, policia e lë të lirë dhe fsheh ngjarjen

VIDEO/ Shoferja përplas për vdekje të moshuarin në Cerrik, policia e lë të lirë dhe fsheh ngjarjen

Një aksident tragjik është shënuar më 14 gusht 2025, rreth orës 21:00, në aksin rrugor në dalje të Cerrikut në drejtim të Belshit, në rrugën “Skënderbej”. Nga përplasja me një automjet tip Volkswagen Tiguan ka humbur jetën shtetasi 84-vjeçar Naum Bulli. Siç duket edhe në videon e siguruar nga Syri, mjeti nuk ka frenuar në momentin e aksidentit, duke i shkaktuar viktimës vdekjen e menjëhershme. Drejtuesja e automjetit u shoqërua në polici, por më pas u la e lirë. Pavarësisht rëndësisë së ngjarjes, policia nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar, duke fshehur aksidentin fatal.