Gjergj Luca, të pasurve: Shqipëria nuk është vetëm lopë për t’u mjelë, por edhe për t’i shërbyer

Gjergj Luca, të pasurve: Shqipëria nuk është vetëm lopë për t’u mjelë, por edhe për t’i shërbyer

Nga Albert Vataj Në një kohë kur debati mbi rolin e pasurisë dhe përgjegjësinë e elitave ekonomike është më i ndezur se kurrë, Gjergj Luca ngre zërin me një thirrje që tejkalon interesin personal dhe hyn në thelbin e detyrimit shoqëror: Shqipëria nuk është një lopë që mund të mjelësh pafund, por një vend që duhet dashur, respektuar dhe shërbyer. Me këtë mesazh të drejtpërdrejtë e të ngarkuar me kuptim, ai godet pikërisht në ndërgjegjen e atyre që kanë përfituar nga mundësitë dhe pasuritë e këtij vendi, por shpesh janë treguar indiferentë ndaj nevojave të tij. Fjalët e tij nuk mbeten vetëm një metaforë therëse, por kthehen në një apel të hapur për përgjegjësi kolektive: që pasuria të mos shihet thjesht si privilegj, por si...