Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrasja e 14-vjeçarit, autori e provokoi me xhirim gomash disa ditë para krimit
Autori i vrasjes së 14-vjeçarit Erald Xhejo në fshatin Pirg të Maliqit, kishte shfaqur më herët sjellje kërcënuese ndaj viktimës, por edhe të afërmve të tij. Sipas dosjes hetimore, i mituri dy ditë para krimit ishte parë në fshatin Zvirinë dhe përpara lokalit të xhaxhait të viktimës ka xhiruar gomat e makinës në mënyrë provokuese dhe është larguar menjëherë, një veprim që tashmë nga hetuesit shihet si pjesë e konfliktit të nisur më herët. Ndërsa ditën e ngjarjes, viktima së bashku me një shok kishte shkuar për t’u qethur në berberhanen e fshatit Pirg, vetëm pak metra larg vendit ku ndodhi krimi. Sipas hetimeve, ata kanë parë autorin duke kaluar me automjet dhe i kanë fishkëllyer, me qëllimin për t’u sqaruar për një konflikt të...