Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Elvis Presley, mbreti i Rock ‘n’ Roll
Më 16 gusht, përkujtohet ndarja nga jeta e një prej figurave më ikonike të muzikës, Elvis Presley, i njohur gjerësisht si “Mbret i Rock ‘n’ Roll-it”. Ai ndërroi jetë më 16 gusht 1977, duke lënë pas një trashëgimi të pashlyeshme që ende vazhdon të ndikojë breza të tërë artistësh dhe dashamirës të muzikës. Elvis Aaron Presley lindi më 8 janar 1935 në Tupelo, Mississippi. Me një zë të veçantë dhe një stil të paharrueshëm skenik, ai shpërtheu në skenën muzikore në vitet 1950 dhe shpejt u bë një fenomen botëror. Hitet si “Heartbreak Hotel”, “Jailhouse Rock”, “Love Me Tender” dhe “Can’t Help Falling in Love” u shndërruan në himne të një epoke të re në muzikë, transmeton KultPlus. Elvisi nuk ishte thjesht këngëtar, ai ishte...