“Temperaturat bien lehtë, por vera mbetet prezente”/ Moti në vazhdimësi, flet meteorologia

“Temperaturat bien lehtë, por vera mbetet prezente”/ Moti në vazhdimësi, flet meteorologia

Pas temperaturave përvëluese të ditëve të fundit, vendi ka nisur të përjetojë një rënie graduale të temperaturave. Tashmë fundjava ishte më e freskët dhe të tilla do të jenë dhe ditët që pasojnë. Sipas Anira Gjonit nga insituti i gjeoshkencave termometri nuk pritet të kalojë shifrën e 35 apo 36 gradëve Celsius, duke e mbajtur klimën brenda normales për këtë periudhë të gushtit. “Duke qenë se përgjatë fillimit të kësaj jave përjetuam temperature shumë të nxehta, ishte një masë e nxehtë që qëndroi disa ditë në vendin tone dhe çoi në temperatura shumë të larta sa I takon temperaturave maksimale të ajrit gjithashtu solli dhe rritjen me disa grade të temperaturave minimale të ajrit por presim që të kemi një rënie graduale përsa I përket...