Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
KEDS shkyç biznese, ZRRE apelon për kontrata me kompani të licencuara
Foto ilustruese PRISHTINË- Kompania për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (KEDS) në Kosovë ka bërë të ditur të shtunën se ka filluar shkyçjen e rreth 450 bizneseve nga rrjeti, për shkak të përfundimit të afatit të përcaktuar që ato të lidhin marrëveshje me furnizues tjerë të energjisë. Këtë paralajmërim e ka bërë më 13 gusht edhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE), pasi shkalla e dytë e Gjykatës Komerciale ka vendosur në të mirë të këtij institucioni, kur e ka shqyrtuar lëndën në të cilën është bërë kërkesë për shtyrjen e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike. Në treg të hapur kanë dalë 1.300 kompani me rreth 10 mijë njehsorë. ZRRE-ja i ka thënë të shtunën Radios Evropa e Lirë se deri më tash...