Durrës/ Tentoi të vriste komshiun e tij në gjendje të dehur, arrestohet 32-vjeçari

Durrës/ Tentoi të vriste komshiun e tij në gjendje të dehur, arrestohet 32-vjeçari

foto nga ngjarja DURRËS- Një konflikt banal mes dy komshinjve në Sukth të Durrësit ka përfunduar në tentativë vrasjeje. Një 32-vjeçar ka përfunduar në pranga të policisë pasi tentoi të vriste me makinë fqinjin e tij pas një sherri për fyerje. Në njoftimin zyrtar të Policisë së Durrësit thuhet se ngjarja ndodhi në fshatin Perlat të Sukthit, ku shtetasi Benard Shkajoti, 32 vjeç, ka drejtuar makinën ndaj komshiut të tij, L. D., 40 vjeç, duke e goditur dhe lënë të plagosur. 40-vjeçari është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku po merr trajtim mjekësor të nevojshëm. Sipas Policisë, drejtuesi i mjetit ka rezultuar në gjendje të dehur,me masën 0.92 mg/l në momentin e ngjarjes. Automjeti u sekuestrua si provë materiale. Benard Shkajoti do...