“Kupa e Italisë është objektiv sezonal, Tare ka punuar shumë mirë në merkato”

“Kupa e Italisë është objektiv sezonal, Tare ka punuar shumë mirë në merkato”

Në prag të sfidës së Kupës së Italisë kundër Barit, trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka folur ekskluzivisht për “Mediaset”. Për kuqezinjtë kjo është ndeshja e parë zyrtare e sezonit të ri, pas miqësoreve të luajtura këtë verë. “Ka shumë entuziazëm, i falënderojmë të gjithë tifozët që do të jenë në stadium. Duhet të tregojmë përgjegjësi, të zhvillojmë një ndeshje të rregullt dhe me teknikë të lartë”, – tha trajneri livornez, i cili nesër nuk do të jetë në pankinë për shkak të skualifikimit të marrë në finalen e Kupës së Italisë 2024. Në “San Siro” do të zbresë Bari, që sezonin e kaluar e mbylli në vendin e 9-të të Serie B, por që e nis edicionin e ri me Fabio Caserta në pankinë,...