“Samit i kotë e i neveritshëm”, shpërthejnë mediat në Kiev: Putini mori atë që deshi!

“Samit i kotë e i neveritshëm”, shpërthejnë mediat në Kiev: Putini mori atë që deshi!

Një samit i shumëpritur, për disa konstruktiv, për disa të tjerë zhgënjyes: Por përtej liderëve politike, si e panë mediat e mëdha botërore takimin e Alaskës mes Donald Trumpit dhe Vladimir Putinit. Për New York Times, shefi i Shtëpisë se Bardhë dhe ai i Kremlinit u shfaqën si miq, por marrëveshje për Ukrainën nuk u arrit. Presidenti Trump, shkruan gazeta prestigjoze i rezervoi Putinit një pritje të ngrohtë, duke i dhënë fund kështu praktikisht izolimit të tij ndërkombëtar. Por Putini ama, nuk pranoi t`a mbyllte konfliktin. Shumë fanfarë, pak rezultate është përfundimi i Washington Post, që thekson se samiti nisi me tapet të kuq, por u mbyll më shpejt nga sa pritej, me një dalje të zymtë. Trump dështon të sigurojë një marrëveshje për Ukrainën...