Fillon kompensimi i dëmeve nga zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Rindërtim i banesave dhe mbështetje për blegtorët

Fillon kompensimi i dëmeve nga zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Rindërtim i banesave dhe mbështetje për blegtorët

foto nga zjarri në Delvinë TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar nisjen e procesit të vlerësimit dhe kompensimit të dëmeve të shkaktuara nga zjarret në territorin e vendit. Në çdo bashki të prekur është ngritur një Grup Konstatimi për inventarizimin e dëmeve. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se ky grup ka për detyrë evidentimin dhe përllogaritjen e dëmeve të ndodhura në banesa,infrastrukturë,biznese, kultura bujqësore,mjete mekanike si dhe objekte social-kulturore. Theksohet se pas plotësimit të formularëve përkatës me kostot financiare, bashkitë do të përgatisin listat e subjekteve të dëmtuara dhe dokumentacionin përkatës. Kompensimi financiar do të kryhet nga fondet e vetë bashkisë së prekur, përmes fondit për mbrojtjen civile. Ministria e Mbrojtes ka theksuar se për banorët që kanë humbur shtëpitë e tyre do të anagzhohen stukturat...