Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nga gomonia në rrugë duke shitur kokainë në Angli, “Daily Mail” publikon historinë e Elvis Zotos
Një emigrant shqiptar, që hyri ilegalisht në Britaninë e Madhe me gomone dhe më pas u përfshi në trafikim droge, është përballur me vendim deportimi, tre vite pas mbërritjes së tij. Elvis Zoto, 22 vjeç, u dënua me 2 vjet e 9 muaj burg për trafik kokaine të pastër dhe së fundmi, Gjykata e Lartë ka miratuar dëbimin e tij, pavarësisht përpjekjeve për të vonuar procedurën me pretendime për azil. Zoto publikonte hapur në rrjetet sociale udhëtimin e tij të paligjshëm nga Franca në Dover në qershor 2022 dhe postoi madje formularin e regjistrimit në Ministrinë e Brendshme britanike. Ai pranoi se kishte kaluar Kanalin me ndihmën e një kontrabandisti dhe e cilësoi udhëtimin si “të lehtë”. Pas mbërritjes, ai kërkoi azil dhe u strehua...