Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Kori “Siparantum” do të përfaqësojë Kosovën në skenën prestigjioze të muzikës korale në Tajlandë
Në një komunikatë për media u njoftua se kori “Siparantum” do të përfaqësojë Kosovën në Thailand International Choral Festival 2025, një prej skenave më prestigjioze të muzikës korale në botë. Ky festival do të zhvillohet nga 31 gusht deri më 5 shtator 2025 në Bangkok, Tajlandë, dhe mbledh kore elitare nga e mbarë bota në një ngjarje të rrallë artistike dhe kulturore. Këtë vit, “Siparantum” nuk do të jetë thjesht pjesëmarrës, por konkurrent i drejtpërdrejtë përballë disa prej koreve më të njohura ndërkombëtare. Repertori i përzgjedhur është i nivelit të lartë teknik dhe emocional, duke reflektuar standardin artistik, cilësinë vokale dhe prezencën skenike që e ka karakterizuar këtë ansambël ndër vite. Në kuadër të festivalit, dirigjenti Memli Kelmendi do të mbajë një workshop ndërkombëtar, me...