Detaje të reja nga vrasja e 14-vjeçarit në Maliq: Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë, viktima tentoi të mbrohej me karrige

Detaje të reja nga vrasja e 14-vjeçarit në Maliq: Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë, viktima tentoi të mbrohej me karrige

Erald Xhejo MALIQ- Janë zbardhur detaje të reja tronditëse nga vrasja e 14-vjeçarit Erald Xhejo në fshatin Pirg të Maliqit. Sipas dosjes hetimore, krimi është paralajmëruar disa ditë më parë, kur autori, gjithashtu i mitur kishte shkuar me makinë në fshatin Zvirinë dhe, përpara lokalit të xhaxhait të viktimës, kishte xhiruar gomat në mënyrë demonstrative, duke dhënë sinjale për një konflikt të mundshëm. Ditën e ngjarjes, Erald Xhejo dhe një shok i tij kishin shkuar në fshatin Pirg për t’u qethur në një berberhanë pranë lokalit ku ndodhi krimi. Në atë moment, ata kanë parë autorin që kalonte me makinë pranë lokalit dhe i kanë fishkëllyer, me qëllim që t’i afrohej për të sqaruar një konflikt të mëparshëm. Sherri verbal mes dy adoleshentëve u përshkallëzua shumë...