Momentet e sikletshme nga takimi në Alaskë. Putin u bërtet gazetarëve, Trump “nuk gjen rehat”

Momentet e sikletshme nga takimi në Alaskë. Putin u bërtet gazetarëve, Trump “nuk gjen rehat”

Bota E Shtunë, 16 Gusht 2025 11:12 Momenti kur presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin pozuan për kamerat përpara samitit në Alaska u shndërrua në një skenë kaotike, teksa gazetarët nisën t’i drejtojnë pyetje të ashpra liderit rus. Në përpjekje për të shmangur përgjigjet, Putin reagoi me të bërtitura dhe ironi, ndërsa Trump u pa i tensionuar dhe i pëshpëriti diçka ndihmësit të tij. Samiti i nivelit të lartë nisi me tone pozitive. Të dy liderët u takuan në pistën e bazës ushtarake në Anchorage, ku shkëmbyen një shtrëngim duarsh dhe buzëqeshje. Putin i dha Trump-it një “ok” me gishtin e madh ndërsa të dy hipën më pas në veturën presidenciale “The Beast” për një udhëtim të shkurtër vetëm, pa përkthyes apo...